Mbretëresha Elizabeth feston sot përvjetorin e parë të martesës pa bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip. Shtatë muaj pasi Duka e Edinburgut vdiq në moshën 99 vjeçare, ajo feston 74 vjet martesë. Princesha Elizabeth u martua me togerin në Westminster Abbey më 20 nëntor 1947.
Marrëdhënia e tyre e qëndrueshme zgjati më shumë se çdo sovran britanik dhe Filipi ishte në krah të Mbretëreshës gjatë dekadave, duke e mbështetur atë teksa ajo iu përkushtua rolit të saj si kreu i shtetit. Funerali i tij u zhvillua tërësisht brenda kufijve të Kështjellës Windsor për shkak të pandemisë.
/abcnews.al