Mbretëresha priti futbollistë dhe presidentin Bush në dhomën ku do të qëndrojë sonte arkivoli i saj

schedule22:55 - 13 Shtator, 2022

schedule 22:55 - 13 Shtator, 2022

Arkivoli i Mbretëreshës do të prehet në dhomën e harkut të Buckingham Palace sonte, raporton BBC.

Dhoma e veshur me tapet të kuq në krahun perëndimor të pallatit e ka marrë emrin nga forma e dritares që ka.

Mbretëresha e ndjerë priti mysafirë të ndryshëm të shquar në Bow Room, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA George Bush, futbollistët e Premier League, Mbretin Abdullah të Arabisë Saudite dhe ekipin e ragbit të Zelandës së Re All Blacks.

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në 8 shkurt në moshën 96-vjeçare. Ajo është monarkja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar për plot 70 vite. Me vdekjen e saj, në fron u ngjit djali Charles. /abcnews.al