Mbretëresha Elizabeth uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

schedule17:33 - 16 Shkurt, 2022

schedule 17:33 - 16 Shkurt, 2022

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Sakaq, Presidentja Osmani ka falenderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës.

Republika e Kosovës gjithnjë ka pasur përkrahjen e pakursyer të Mbretërisë së Bashkuar. Prandaj, e falenderoj Lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeth për urimin me rastin e pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe për dëshirat e mira të saj për vendin tonë dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo, krahas letrës së Mbretëreshës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!