Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbretëresha Elizabeth sfidon mjekët, del xhiro me kalë në moshën 96 vjeçare

schedule14:22 - 24 Qershor, 2022

schedule 14:22 - 24 Qershor, 2022

Mbretëresha Elizabeth ka filluar të kalërojë përsëri, nëntë muaj pasi mjekët këshilluan që të mos vazhdonte më për shkak të problemeve shëndetësore. Mjekët i kishin thënë monarkes britanike që të shmangte aktivitetin pas disa problemeve në Tetor.

Gjatë festimeve të Jubileut Platinum që u mbajt pak javë më parë, mbretëresha 96 vjeçare mungoi në disa aktiviteve për shkak të problemeve me lëvizshmërinë. Burime për gazetën britanike The Sun u shprehën se mbretëreshës i kishte munguar pasioni i saj.

“Mbretëresha ka shijuar sërish një xhiro me kalin e saj. Kalërimi sërish është një shenjë e mrekullueshme pas atyre shqetësimeve për shëndetin e saj. Të bësh një gjë të tillë në moshën 96-vjeçare është shumë e jashtëzakonshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!