Mbretëresha Elizabeth në gjendje të rëndë, reagon Vjosa Osmani

schedule14:38 - 8 Shtator, 2022

schedule 14:38 - 8 Shtator, 2022

Shëndeti i Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II është përkeqësuar, njoftoi sot Pallati Mbretëror.

Mbretëresha është në gjendje të rëndë, sipas Pallatit. Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur urimet për shërim sa më të shpejtë.

“Në dritën e raporteve në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II, mendimet dhe urimet tona më të mira janë me Mbretëreshën, Familjen Mbretërore dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani.