Mbretëresha Elizabeth mban takimin e parë pasi kaloi Covid-19, mirëpret kryeministrin kanadez

schedule18:17 - 7 Mars, 2022

schedule 18:17 - 7 Mars, 2022

Mbretëresha Elizabeth II u takua me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau të hënën. Ky është takimi i parë që mbretëresha britanike zhvillon pasi betejës me Covid-19. Monarkia 95-vjeçare mirëpriti kryeministrin kanadez në Kështjellën Windsor.

Mbretëresha, e cila zakonisht mban një qëndrim neutral për çështjet politike, e përshëndeti Trudeau përpara një vazoje me lule blu dhe të verdha, ngjyrat e flamurit ukrainas. Gjithashtu veshi një fustan me model blu dhe dukej si një mesazh mbështetjeje për Ukrainën.

Mbretëresha, 95 vjeç, rezultoi pozitive për koronavirus më 20 shkurt, vetëm disa ditë pasi Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall-it u infektuan të dy me virusin. /abcnews.al