Mbretëresha Elizabeth është shprehur e irrituar nga udhëheqësit botërore që flasin për ndryshimet klimaterike por më pas nuk bëjnë asgjë për të adresuar krizën. Monarkia angleze u “tradhëtua” nga një mikrofon që u la i hapur ndërsa po fliste me Camilla-n.
Mbretëresha, e cila do të marrë pjesë në konferencën e 26 -të të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, COP26 , në Glasgow, Skoci, bëri këtë koment në asamblenë Uellsiane në Cardiff.
“A nuk është e pabesueshme? Unë vazhdoj të dëgjoj për COP. Unë ende nuk e di se kush do të vijë. Ne dimë vetëm për njerëzit që nuk vijnë…është vërtet irrituese kur flasin, por ata nuk bëjnë asgjë.”, tha 95-vjeçarja teksa fliste me Camilla, gruan e djalit të saj. /abcnews.al