Mbretëresha Elizabeth i ofron Boris Johnson, kopshtet e Pallatit Buckingham për stërvitje

schedule15:04 - 27 Maj, 2020

schedule 15:04 - 27 Maj, 2020

Mbretëresha Elizabeth i  ka ofruar Boris Johnson kopshtet e Pallatit Buckingham të stërvitet , pasi stërvitja është pjesë e programit të kryeministrit pas shërimit nga Covid-19.

Pallati Buckingham, në kopshtet e të cilit ka edhe një fushë tenisi, do t’i krijojë kryeministrit Johnson më tepër siguri në krahasim me hapësirat publike.

Sipas burimeve në Pallatin Buckingham, edhe kryeministrave të tjerë u lejohet gjithashtu të përdorin kopshtet e rezidencës mbretërore.

Johnson gjithashtu u pa të stërvitej edhe në kopshtet e Lambeth Palace, rezidenca në Londër e Kryepeshkopit të Canterbury. Pallati Buckingham aktualisht është i mbyllur për shkak të pandemisë.

Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, janë izoluar në Kështjellën Windsor që nga muaji Mars, kur filloi pandemia në Mbretërinë e Bashkuar./abcnews.al