Për herë të parë dhe pak ditë para votimit në parlamentin britanik të planit B të kryeministres Mej për Brexit, mbretëresha Elizabetë ka bërë apel për unitet dhe dialog mes palëve.
Edhe pse fjalët e mbretëreshës Elizabet nuk i referohen në mënyrë të drejtpërdrejtë daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, është e lehtë të kuptohet se i drejtohet parlamentit të vendit duke i kërkuar deputetëve që të respektojnë këndvështrimet e mundshme.
Një apel për të zgjedhur rrugën e unitetit, të dialogut dhe të tejkalimit të përçarjeve. Është ky mesazhi i dhënë nga Mbretëresha Elizabetë, të cilin mediat britanike e lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë me Brexit.
Edhe pse Mbretëresha ruan me fanatizëm neutralitetin politik, ajo ka bërë apel që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme pikërisht nëpërmjet dialogut mes palëve.
Times rfaporton se nuk ka asnjë dyshim që pak ditë para votimit të ri në parlamentin e vendit për planin B të Mej, Mbretëresha dëshiron që procesi të përfundohet. /abcnews.al