Mbretëresha Elizabet është e zemëruar si asnjëherë më parë. Lajmi është publikuar në mediat britanike të cilat citojnë burime të pallatit mbretëror. Sipas revistës San, arsyeja ka të bëjë me një revoltë të papritur të stafit të Sandringam, rezidencë e mbretëreshës Elizabetë në Norfolk, në lindje të Britanisë së Madhe, raporton la Repubblica.
Janë dhjetëra pastrues dhe teknikë të cilët nuk pranojnë kërkesën e Uindsor për të qëndruar të paktën katër javë në rezidencë, në një lloj vetëizolimi për arsye sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ideja e stafit ishte krijimi i disa flluskave – pra grupe njerëzish të ndryshëm që takohen ekskluzivisht dhe pa asnjë tjetër kontakt të jashtëm – pikërisht mes rezidencës në Sandringham dhe rezidencës tjetër: kështjellës Undsor. Por plani nënkupton se të gjithë të punësuarit e përfshirë duhet të ndahen nga familjet e tyre për të paktën katër javë, përfshirë dhe periudhën e krishtlindjeve, në mënyrë që Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj 99 vjeçar të jenë sa më pak të rrezikuar nga Covid-19, transmeton abcnews.al
Por një pjesë e madhe e stafit është rebeluar pasi nuk duan të qëndrojnë larg familjeve të tyre dhe në periudhën e krishtlindjeve pas një viti kaq të vështirë si pasojë e koronavirus. Ata nuk duan të qëndrojnë katër javë vetëm pa partnerët dhe fëmijët e tyre. Sipas mediave, ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve.
Në këtë rast Mbretëresha Elizabetë do të jetë e detyruar të kalojë pushimet e saj dimërore në Uindsor dhe jo në Sandringham, si bën prej më shumë se 30 vitesh, pas Krishtlindjeve në Bakingam Palas.
Një perspektivë e cila e ka zemëruar shumë në një moment delikat për mbretëreshën 94 vjeçare e cila brenda pak ditësh duhet të rikthehet në Bakingam Palas në Londër pas një mungese prej pesë muajsh, për të shmangur infektimin me koronavirus./abcnews.al