Për herë të parë në 68 vite froni, mbretëresha anulon traditën që vendi bën me rastin e ditëlindjes së saj.
Mbretëresha Elizabeth mbush 94 vjeç më 21 prill, por këtë vit ka ndaluar në mënyrë absolute përshëndetjet që i bëhen çdo ditëlindje përmes armëve.
Kjo traditë shumë vjeçare nuk do të mbahet këtë vit, si pasojë e koronavirusit në Londër dhe në të gjithë botës. Zakonisht, përshëndetjet mbretërore përmes armëve mbahen në disa lokacione të ndryshme në Londër në ditën e saj të lindjes, por në rrethanat që ndodhet, mbretëresha kërkoi anullimin e tyre.
Atë ditë pritet që ta kalojë vetë, në Windsor Castle, ku gjendet bashkë me bashkëshortin e saj Dukën e Edinburgh. Pjesëtarët e tjerë të familjes do ta urojnë përmes videove.
Këtë vit, asnjë nga ndërtesat qeveritare nuk është e detyruar të valvisë flamurin kombëtar, një tjetër traditë që mbahet në nder të ditës së saj të lindjes./abcnews.al