Sami Khedira ka punuar me shumë trajnerë të mirë, por njërin e ka pikë të dobët. Mesfushori i Juventusit e zbulon të preferuarin e tij në një prononcim për Goal, aty ku flet edhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ka luajtur 5 vite te Real Madrid dhe 2 te Juventusi.
“Kam pasur gjithmonë trajnerë të shkëlqyer gjatë karrierës time. Më duhet të them që kam mësuar diçka nga të gjithë. Më mbresëlënësi ka qenë Jose Mourinho, ai kishte shumë besim tek unë. Ishte një hap vendimtar përpara, kalimi nga Stuttgart te Real Madrid në vitin 2010.
Jose më përmirësoi si njeri dhe më dha shumë njohuri teknike. Kam një raport të mirë me të, flasim edhe sot me njëri-tjetrin, e admiroj shumë. CR7? Është një person fantastik dhe një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai është një nga më të mirët në histori.
Ambicia e tij e shtyn të kërkojë gjithmonë fitoren, edhe në stërvitje. Cristiano është një shembull për të gjithë. Luaj prej shtatë vitesh me të, jam i lumtur që e kam çdo ditë në stërvitje“, deklaron mesfushori gjerman. /abcnews.al