Si gjithmonë spektakli nuk mungoi. Por mbrëmja e fundit e NBA do të mbahet mend për diçka tjetër.
Numrin rekord të lojtarëve të dëntuar me teknikë dhe të përjashtuar nga ndeshja.
Në Shetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qujtur një “mbrëmje sherri”, pasi pesë lojtarë në tre ndeshje të ndryshme u ndëshkuan me largimin nga parketi pas përplasjeve të ashpra fizike, që kaluan çdo limit të sportivitetit.
Xhared Vanderbili dhe Xhared Sochan rritën tensionin në përballjen mes Los Anxheles Lakers dhe San Antonio Spurs.
Përplasja mes tyre solli një rrëmujë totale, por ishin ata të dy që u dërguan nga arbitri përpara kohe në dhomat e zhveshjes.
Të njëjtin fat kishin edhe Endrju Nebhard dhe Majk Konlei, që prishën qetësinë në sfidën mes Minesota dhe Indiana, pas një dyluftimi poshtë tabelës.
Edhe pë rata ndeshja përfundoi përpara kohe pas përjashtimit nga arbitri.
Edhe qëndrën e Rokets, Fred VanVleet e tradhëtuan nervat në sfidën kundër Filadelfia, duke plotësuar një mbrëmje rekord përjashtimesh në basketbollin amerikan.