Kur gjërat bëhen të vështira, më të fortët zbresin në fushë. Këtë bënë Steph Curry dhe Nikola Jokiç, protagonistë absolutë në mbrëmjen e fundit të NBA, megjithëse me një fund të ndryshëm sa i përket rezultatit.
Ylli i Golden State bëri paraqitjen e tij më të mirë sezonale, duke shënuar 52 pikë në triumfin e skuadrës nga San Françisko në transfertën kundër Memphis me rezultatin 134-125.
Curry fitoi duelin personal me Ja Morant, falë armës së tij më të fortë, gjuatjeve për tre, duke shënuar 12 të tilla për 36 pikë në total.
Të tjerat i realizoi brenda zonës, ndërsa I shtoi mbrëmjes së madhe personale 10 topa të kapur në tabela dhe 8 asist për shokët e skuadrës, duke merituar edhe çmimin si “MVP” të ndeshjes.
Nga ana tjetër, ylli I shtëpisë, Ja Morant realizoi 36 pikë, por nuk arriti të evitojë humbjen e Grizzlies.
Nëse Curry festoi fitoren me Ëarriors, Nikola Jokiç nuk mundi të bëjë të njëjtën gjë, pavarësisht rekordit të tij sezonal.
Basketbollisti serb realizoi 61 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe dha 10 asist për “triple double” personal, por edhe kaq nuk mjaftoi për Denver që u mund në shtëpi nga Minnesota me vetëm 1 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 139-140, të vendosur pas dy kohëve shtesë.
Një sfidë spektakolare ajo e luajtur në “Ball Arena”, ku paraqitja e madhe e Jokiç u zbeh disi nga fitorja e Minnesota, e firmosur nga një tjetër yll i basketbollit amerikan si Anthony Edëards me 34 pikë, 10 ribaund dhe 8 asist./abcnews.al