Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se janë arrestuar O. M., 30 vjeç, N. M., 24 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, të tre banues në Patos.
Këta të fundit kanë tentuar të mbjellin lëndë narkotike në pyllin e fshatit Lofkënd.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në pyllin e fshatit Lofkënd, disa fidanë narkotikë.
Nga veprimet operacionale dhe hetimore, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e 3 shtetasve, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimin e fidanëve narkotikë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin e shtetasve O. M., 30 vjeç, N. M., 24 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, të tre banues në Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
/abcnews.al