Mblodhi bukuroshet e botës në Tiranë mes pandemisë, sa u infektuan? Producenti: Menaxhim, por edhe fat!

schedule18:02 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 18:02 - 21 Dhjetor, 2020

Të realizosh evente në pandemi nuk është aspak e lehtë, por producenti Petri Bozo guxoi të realizonte  3 të tillë. Ai tregoi në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi se Netët e Klipit ishte eventi i parë post-pandemi në gjithë Europën që u realizua, për të shkuar në muajin korrik me Miss Shqipëria në Shtëpinë Muze në Lushnje.

Eventi më i sikletshëm, ku iu desh të merreshin masa të forta prej Petrit dhe stafit të tij, ishte Miss Globe. Ai tha se pas një konference online me drejtorët nacionale të vendeve, vendosën që Miss Globe të realizohej.

“Nuk e mendoja kurrë që do të mblidheshin 42 shtete.  Përmes një konference online me drejtorët nacional dhe 85% e tyre ranë dakord t’i sillnin konkurrentet. Morëm masa ekstremisht të forta për t’u ruajtur që nga stafi i hoteli, stafi ynë dhe konkurrentet që vinin. Të gjithë bën testin e Covid 19 dhe fatmirësisht asnjë person nga të tre palët nuk doli pozitiv”.

Ai tha se Kalenderi është qershia mbi tortë, e në kushtet e realizimit të eventeve të mëparshëm, padiskutim do realizohej edhe ai. Ermali e pyet nëse një çast mendoi të mos i realizonte këto evente teksa me buzëqeshje tha: Po e le, të la!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!