Mblidhet tryeza e partive opozitare

schedule16:13 - 18 Tetor, 2017

schedule 16:13 - 18 Tetor, 2017

Zbardhja e përgjimeve të grupit të Habilajve, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, është bërë shkak për mbledhjen e një tryeze të partive opozitare. Nisma është marrë dje nga PD dhe asaj i janë bashkuar edhe partitë e tjera aleate si edhe LSI.
Në këtë takim, që ka nisur që në orën 11:30, po diskutohet për hapat e mëtejshme dhe aksionin e opozitës përballë kësaj situate në vend.
Një deklaratë e përbashkët, që pritet të dalë nga kjo tryezë, sipas burimjeve të ABC Neës ka në thelb kërkesën për largim të qeverisë dhe formimin e një qeverie antimafia për organizimin e zgjedhjeve të reja.
Në tryezë po marrin pjesë kreu i PD Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët Edmond Spaho dhe Oerd Bylykbashi, kryetarja e LSI Kryemadhi, e shoqëruar nga deputetët Vasili dhe Haxhinasto, si dhe drejtues të partive të tjera aleate të PD, Fatmir Mediu, Dashamir Shehu, Vangjel Dule, Agron Duka e Koço Kokëdhima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!