Sot do të zhvillohet seanca parlamentare në Kuvend.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:00, ku pritet të diskutohet buxheti dhe ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Rendi i Ditës:
Në mbështetje të Urdhërit nr.70 , datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.9.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3.Akt normativ nr.11, datë 29.7.2022, “Për disa shtesa në ligjin nr.8926, datë 22.7.2022, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre””. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Integrimin Europian Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
4.Akt normativ nr.12, datë 29.7.2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022””, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
5.Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 12/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe miratimin e përbërjes të tij, ndryshuar me vendimin nr. 48/2022””.
6.Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posacëm të Kuvendit të Shqipërisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian””.
7.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
Ky urdhën hyn në fuqi menjëherë.
/abcnews.al/