Ditën e sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se mbledhja nis pas pak.
Deri tani kanë mbërritur ekspertët e partive, ndërsa katërshja politike ende nuk ka mbërritur. Mbledhja e djeshme e tryezës u mbyll pa përfundime konkrete. Ngërçi mes palëve është krijuar për çështjen e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.
Ndërkohë do të jetë kjo pikë që do të marrë sot sërish hapësirën e diskutimet. PD kërkon të paktën që identifikimi elektronik të bëhet në të gjithë vendin, në këtë mënyrë mund të shmanget votimi familjar dhe ai në emër të emigrantëve.
Po ashtu një tjetër pikë me rëndësi që do të shqyrtohet është edhe depolitizimimi i administratës zgjedhore.
Depolitizimi i administratës zgjedhore është pika më e vështirë për të negociauar mes palëve. PS kërkon që të shkrihet edhe KQZ. Ndërsa PD nuk e beson një gjë të tillë.
Ndërkaq, ditën e djeshme është pranuar pjesërisht një kërkesë tjetër e PD, që ka të bëjë me krimet zgjedhore. /abcnews.al