Mblidhet Këshilli i Ministrave, ndryshim i madh pritet në 1 maj për sportin në Itali

schedule19:35 - 26 Prill, 2022

schedule 19:35 - 26 Prill, 2022

Pas dy vitesh pandemie dhe kufizimesh prej Covid-it, hap pas hapi po i kthehemi normalitetit. Një situatë që duke nisur nga data 1 maj në Itali do të ketë një kthesë të rëndësishme edhe për botën e sportit.

Këshilli i Ministrave në fakt do të zyrtarizojë rregullat e fundit dhe me stadiumet të rikthyer në kapacitetin e tyre maksimal, do të hiqen edhe detyrimet e “Green Pass” bashkë me maskat.

Kjo vlen për ambientet e jashtme, por qeveria do të rishikojë situatën dhe do të vendosë gjithashtu edhe për ambientet sportive të mbyllura./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!