Është mbledhur këtë pasdite Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese. Më këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë deputetët e Partisë Demokratike.
“Anëtarët e Partisë Demokratike nuk janë prezentë,” tha Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa shtoi se SHBA e BE do asistojnë procesin.
Sakaq, me propozim të deputetes së LSI, Erisa Xhixho, u caktua si eksperte Silva Caka. g.v/abcnews.al