Mblidhet KE: Shqipëria me kampionat si Anglia dhe miliona për kuqezinjtë e Futsallës

schedule17:56 - 10 Shkurt, 2020

schedule 17:56 - 10 Shkurt, 2020

FSHF ka organizuar një mbledhje sot, ku janë diskutuar disa tema interesante. Qeveria e Futbollit Shqiptar do iu propozojë klubeve shqiptare krijimin e dy kampionateve të reja kombëtare, me grup-mosha U-13 dhe U-21. Gjithashtu, u publikua dhe data e Asamblesë së Zakonshme, që do të mbahet me datë 9 prill. Premio prej 15 mijë eurosh është shpërndarë për Shqipërinë Futsallë, që u kualifikua në Ellite Round.

Njoftimi i FSHF-së:

“Sot, më datën 10 shkurt, është mbajtur në ambjentet e Federatës së Futbollit mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv nën drejtimin e Presidentit Armand Duka. Në këtë mbledhje u vendos zhvillimi i Asamblesë së zakonshme të FSHF dhe rendi i ditës, që do të mbahen më datën 9 Prill në Tiranë.
Ndër të tjera, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi që të ndajë një premio prej 15 mijë Euro për Ekipin Kombëtar të Futsalit, si një vlerësim i merituar pas suksesit të tyre në kalimin e turit në Elite Round.

Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet. Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të Air Albania Stadium, si dhe me ecurine e punimeve tek Shtëpia e Futbollit.”/abcnews.al