Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dominoi mbledhjen e kesaj të hene të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas mazhorancës, drafti i cili parashikohet të miratohet në seancën e së enjtes, synon të përmisojë mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe duke forcuar privatësinë e qytetarëve shqiptarë.
“Partia Socialiste është e vendosur të vazhdojë me vendosmëri përmirësimin e kuadrit ligjor në shërbim të qytetarëve, duke forcuar besimin në institucione dhe duke siguruar mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo individi”, thuhet në njoftimin e PS.
Kjo mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste shënoi edhe takimin e fundit për vitin 2024, ndërsa seanca e së enjtes parashikohet të jetë e ngjeshur pasi në axhendë ka një sërë projektligjesh të rëndësishme që pritet të miratohen se seancën e fundit plenare për këtë vit.