Mblidhen më shumë se 110 mijë euro për boksierin e arrestuar në Paris

schedule14:24 - 9 Janar, 2019

schedule 14:24 - 9 Janar, 2019

Janë mbledhur më shumë se 110 mijë euro për boksierin francez i cili akuzohet për dhunë ndaj policisë në protestat e  së shtunës në Paris. Ai rrezikon deri në shtatë vjet burg pse 100 mijë euro gjobë.

Me anë të një apeli të publikuar në Facebook të dielën për Kristof Detinge, boksierin që u përlesh me policinë gjatë protestave të jelekëve të verdhë në Paris, janë mbledhur më shumë se 117 mijë euro. Fondi i mbledhur do të përdoret për shpenzimet ligjore të tij. Por një pjesë e publikut e ka cilësuar immoral këtë apel.

Në fillim i shpallur në kërkim, ish-kampioni francez i boksit, i cili sulmoi fizikisht dy agjentë policie, u vetëdorëzua në polici të hënën. Para se të dorëzohej ai postoi një video në Facebook ku shprehte pendesë për dhunën e përdorur, por sipas tij ai kishte reaguar për vetëmbrojtje. Ai tashmë rrezikon deri në shtatë vjet burg ose 100 mijë euro gjobë.

Në mbledhjen e fondeve kontribuan më shumë se 7 mijë persona. Përfaqësues të sindikatave të policisë reaguan ashpër duke propozuar dhe sekuestrimin e shumës së mbledhur. Ndërsa ministrja franceze për çështjet europiane u shpreh se fondi duhej mbledhur për të gjithë agjentët e policisë që kanë mbetur të plagosur gjatë protestave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!