Mblidhen mbi 10 milion dollarë në ndihmë të familjes së George Floyd

schedule11:57 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:57 - 3 Qershor, 2020

Në një fond për funeralin e afro-amerikanit George Floyd janë mbledhur më shumë se 10 milionë dollarë, vetëm një javë pas vdekjes së tij gjatë arrestimit nga policia.

Fondi zyrtar përkujtimor për George Floyd  mblodhi  10,113,200 dollarë nga 390,100 dhurues deri të martën pasdite, në kohën kur në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara po mbahen protesta masive kundër diskriminimit racor.

 

Kjo shifër është një ndër më të lartat që është mbledhur ndonjëherë përmes internetit në faqen “Gofundme”, shkruan “Daily Mail”.

Fillimisht, ky fond ishte hapur me qëllim për t’i mbledhur vetëm 1.5 milion dollarë, por shifra tashmë gati është shumëfishuar

Ky fond u hap para shtatë ditësh nga vëllai i afro-amerikanit të vdekur, Philonise Floyd.

Këto para do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit, të gjykatave dhe për përkrahje të familjes së viktimës, përfshirë kujdesin dhe shkollimin e dy fëmijëve të tij./abcnews.al