Mblidhen 1 milion dollarë në ndihmë të shqiptarëve të prekur nga termeti

schedule14:41 - 27 Nëntor, 2019

schedule 14:41 - 27 Nëntor, 2019

Fondacioni i hapur nga ‘Fundjavë ndryshe’ në ‘GoFundMe’ dhe nga reperi shqiptar Mozzik kanë arritur që të mbledhin 1 milion dollarë brenda një dite për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Janë mbledhur 1 milion dollarë nga fondacion i hapur për të mbledhur shuma monetare për njerëzit në Shqipëri të cilët u prekën nga tërmetet dhe që humbën familjarë dhe shtëpitë e tyre.

Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive.

E deri tani, që prej ditës së djeshme, kur është hapur fondacioni nga organizata bamirëse ‘Fundjavë Ndryshe‘, me ndihmë të reperit Mozzik, ka arritur që të mbledhë një shumë prej 1 milion dollarësh.

Shumë shqiptarë janë bërë bashkë për t’i dalë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga termeti ndërsa të gjitha këto para që janë mbledhur dhe që do të vazhdojnë të mblidhen, do të shkojnë pikërisht për ta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!