Mbledhjet e përbashkëta të 4 vendeve, Spahiu: Sfidojnë ekonominë e Serbisë

schedule13:23 - 14 Nëntor, 2022

schedule 13:23 - 14 Nëntor, 2022

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, politologu i njohur nga Prishtina Nexhmedin Spahiu ka komentuar mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, mbledhje të tilla janë një gjë pozitive, dhe është në interesin e vendeve të cilat kanë ekonomi të ngjashme, të tilla si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të realizojnë mbledhje të përbashkëta për të sfiduar ekonominë e Serbisë, e cila është shumë e fuqishme.

“Unë kam insistuar një minishengen ndërmjet këtyre katër vendeve, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës do të sfidonte ekonominë e Serbisë dhe do ti shërbente integrimit europian. Kanë fuqi të njëjtë dhe përgatitemi për BE më shumë”, u shpreh Nexhmedin Spahiu.

Për të “Open Balkan” nuk është e njëjta gjë, nuk është Mali i Zi, nuk është Kosova por është Serbia.

“Por funksionimi i këtyre katër vendeve me ekonomi të njëjtë, do ta sfidonte ekonominë e serbëve dhe të bëhej konkurrente me të, do të ishin e gatshme të ballafaqohej me tregun serb dhe ekonominë serbe”, tha Spahiu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!