Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbledhje historike e dy qeverive/ Deliu: Italia, mbështetëse e Shqipërisë. Do çojë përpara integrimin në BE

schedule19:19 - 16 Nëntor, 2025

schedule 19:19 - 16 Nëntor, 2025

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Nirvana Deliu thotë se Italia ka qenë mbështetëse e Shqipërisë për integrimin në BE, teksa pati një mbledhje të dy qeverive në Romë.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Deliu u shpreh se pas marrjes së presidencës së BE, Italia do e çojë përpara procesin e integrimit të vendit tonë.

“Çdo suport që na vjen nga vendet anëtare është lajm pozitiv. Italia ka qenë mbështetëse në çdo fazë të procesit të integrimit të vendit. Është një mesazh që i jepet edhe vendeve të tjera të BE. Italia ka një peshë në politikbërjen europiane. Çfarë u përmend aty, Italia do marrë presidencën e BE. Çdo 6 muaj, një vend e merr këtë presidencë. Do jetë me rëndësi që Italia ta çojë përpara integrimin e Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne do duhet të kalojmë 56 vendime të BE, të Këshillit. Janë 56 mundësi ku mund të na vendoset një veto dhe të na vonohet procesi. Nëse do kemi veto nga Franca ose Holanda, mesazhi është i qartë, nuk po i bën detyrat si duhet.”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!