Ndryshimet në Kushtetutë, PD braktis mbledhjen pasi socialistët kërkuan kohë për shqyrtimin e 3 propozimeve

schedule14:15 - 1 Nëntor, 2021

schedule 14:15 - 1 Nëntor, 2021

Demokratët bojkotuan mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit pasi të majtët kërkuan më shumë kohë për fillimin e shqyrtimit të tre kërkesave të tyre për ndryshimet në Kushtetutë.

Mbledhja nisi me qëllim shqyrtimin e kërkesës së socialistëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, por menjëherë Rushaj ka kërkuar që pjesë e agjendës së diskutimeve të ditës së sotme të ishin edhe tre amendamentet e tyre.

Gjatë fjalës së saj, Klotilda Bushka që kryeson këtë mbledhje, tha se shqyrtimi i tre kërkesave të PD-së kërkon kohë dhe për nga natyra e tyre nevojitet që të ketë edhe një konsuiltim të gjerë publik.

Kjo e fundit tha se PD kërkon të shqyrtohen në një ditë tre çështje të ndryshme, gjë që është e pamundur. “Nisma e PD kërkon më shumë kohë diskutimi, kërkon kosultime publike dhe ekspertizë të ndryshme“, tha Bushka, ndërsa Rushaj u përgjigje se kjo qasje tregon se maxhoranca nuk e do PD-në në mbledhje.

Më datê 15 tetor është depozituar një nismë nga PS për ndryshimin e Kushtetutës .Më datë 20 është depozituar gjithashtu nga ne projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8417, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar.

Të dyja këto nisma, flasim për shtesa dhe ndryshime në të njëjtin ligj, që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Të dyja këto nisma janë lajmëruar njësoj, në të njëjtën seancë, më datë 25.10.2021 nga ju përpara të gjithë deputetëve të Republikës së Shqipërisë.

Ne e shohim që keni respektuar afatin minimal që ka vendosur rregullorja e Kuvendit, sapo janë mbushur 2 javë, keni njoftuar mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e deputetëve të shumicës, nëse po ky standard do të respektohet nga ana juaj, pasnesër me datë 3 nentor plotësohet i njëjti afat minimal për shqyrtimin e nismës së paraqitur nga opozita“, tha Rushaj.

PD ka kërkuar bërjen e tre ndryshimeve të rendësishme në Kushtetutë, të cilat parashikojnë vettingun e politikanëve; ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ndërhyrja në Reformën Territoriale. Demokratët dorëzuan më 21 tetor kërkesat e tyre për ndryshime në Kushtetutë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!