Mbledhja e “Rithemelimit”, Berisha: Një takim kryekëput dedikuar çështjeve organizative të PD

schedule15:32 - 6 Prill, 2022

schedule 15:32 - 6 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu. Në fjalën e tij, Berisha tha se kjo mbledhje kishte si qëllim tërësisht trajtimin e çështjeve organizative të Partisë Demokratike.

“Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera. Dua të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk asnjë qëllim tjetër veçse pajisjes me dokumente të PD dhe jo për qëllime votimi.

Këtu duhet të jemi shumë të qartë. U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët të auditit. Në këtë diskutim të zgjedhuar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit, të bashkëpunimit me organizata të tjera veç atyre partnere. Lokal dhe qëndro. Pra PD, një hap drejt hapjes së mëtejshme,” tha ndër të tjera Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!