Mbledhja e qeverive në Shkup, Rama: Ballkani i Hapur na ka dhënë mundësi të reja, nuk e përjashton Procesin e Berlinit

schedule10:54 - 14 Nëntor, 2022

schedule 10:54 - 14 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje arritjet e Ballkanit të Haour gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Rama tha se rezultatet kanë qenë të mira, megjithatë kjo nismë nuk përjashton Procesin e Berlinit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shete me vete por edhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjejve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

Ai u ndal edhe tek fondet e Bashkimit Europian për të përballuar krizën energjetike, ndërsa theksoi se dy vendet duhet të jenë  më ambicioz dhe kërkues ndaj unionit.

“Dua të theksoj edhe njëherë se është koha që të projektohemi me shumë më tëper forcë dhe ambicie në të ardhmen e përtejluftës dhe të marrim maksimumun sot nga këmbëngulja dhe aftësia për të krijuar një sinergji më të plotë me BE-në. Mbështetja e fundit nga BE për krizën e energjisë është një lajm i mirë, por nëse mbajmë parasysh ato fonde janë një rialokim i fondeve IPA të vendeve tona, atëherëv duhet të jemi shumë më kërkues dhe ambicioz ndaj BE. Është një hap gjysmak po të shohim se çfarë kemi nevojë, jo vetëm pot ë shohim se çfarë mund të marrim, por edhe çfarë mund të japim”, tha kryeministri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!