Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës

schedule16:33 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 16:33 - 12 Dhjetor, 2021

Në selinë blu ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku pritet të shkarkohet kryetari Edi Paloka. Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije për gazetarin Juxhin Musfafaraj se Lulzim Basha e ka nisur mbledhjen me leximin e rezolutës.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve, Basha e ka cilësuar Kuvendin e mbajtur dje nga Sali Berisha si organizatën e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës.

“Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës. Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”, deklaroi Basha.

Në mbledhjen sotme pritet që të votohet për shkarkimin e Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe katër sekretarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!