“Mbledh firma me poste drejtorësh”, Basha-Berishës: Përhap gënjeshtra të poshtërosh demokratët

schedule18:26 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 18:26 - 1 Dhjetor, 2021

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të PD Lulzim Basha kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit nga “Foltorja” e Tropojës e akuzoi se po mbledh firma duke ofruar poste drejtorësh. Basha shkruan se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit dhe po përpiqet sipas tij t’i poshtërojë ata duke përhapur lajme të rreme. Më tej kreu i PD nënvizon se beteja e Berishës është për interesa personale dhe se asnjë trillim sipas tij nuk ia zgjidh hallin.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shkruan Basha.

Lexo edhe: Berisha rikthehet në Tropojë dhe kujton fshatin: Fëmijëria, ku linda dhe u rrita, gjysmë qiellor

Më herët Berisha, nga Tropoja, akuzoi Lulzim Bashën së gjatë ditëve të fundit sipas tij po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin Rama.

Lexo edhe: Basha tjetër mesazh Berishës: Je “Non Grata”, s’mund të dalësh mbi interesat e PD

“Sulmet për Lulzim Bashën nuk i kurseu edhe sonte. “Dy ditët e fundit peng kryetari po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës. Le ti themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër”, tha Berisha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!