Mbipopullimi i burgjeve me të paraburgosur ishte tema e debatit në tryezën e Real Story. Analisti Arben Meçe tha se ndryshimet në ligj po kërkohen për 53 për qind të të paraburgosurve nga prokuroritë, pra për minorancën dhe jo për 3 për qind të të paraburgosurve nga SPAK.
Meçe-Gjikondit: Ti ishe që the se ata persona që janë në paraburgim nga SPAK janë në minorancë dhe kjo bëhet për ata që janë në masë dhe nuk është një shifër e vogël janë 53 për qind. Çfarë lidhje ka kjo iniciativë me SPAK? Nuk ka lidhje; ka të bëjë me 53 për qind të të tjerëve. Ne tentojmë që çdo iniciativë e quajmë ndërhyrje në punë; ne duam të tregojmë se nëse bëhet një iniciativë për ndryshim të sistemit, kjo bëhet për të goditur sistemin.
Juristja Brizida Gjikondi tha se për çështjen Veliaj, kryebashkiaku mbahet në qeli sepse është krijuar ideja që mund të bëj manipulim apo ‘helmim’ të provave.
“ Për Veliajn, nga prokuroria është krijuar ideja që lidhet me manipulimin e provave, ndaj mbetet në paraburgim. Mendoj se kemi përplasje mes segmenteve të politikës në gjyqësor dhe realitetit.”
Ish prokurori Ervin Karanxha shtoi se vendimi i Kushtetuese se Veliaj duhet të vijojë të drejtoj bashkinë e Tiranës duhet të zbatohet. Sipas tij, hipotezat për helmim provash rrjedhin nga pema helmuese.
“ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që Veliaj është drejtues i bashkisë duhet të zbatohet. Ai duhet të afrohet në paraburgimin e Tiranës dhe të kërkohet të firmosë. ‘Helmimi’ i provave rrjedh nga fruti i pemës helmuese.” / abcnews.al /


