Kryebashkiaku Erion Veliaj ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në zonën jugore të Liqenit artificial të Tiranës se kanë afat dy javë që ti heqin vetë, në të kundërt do të ndërhyjë Bashkia. Këtë deklaratë kreu i Bashkisë e ka bërë gjatë gjelbërimit të zonës së Liqenit të Thatë.
Dy javë kohë kanë të gjitahë ata që kanë zënë hapësirat e gjelbëra apo kanë ndërtuar në territorin e Liqenit. Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj që i drejtohet.
“Deri në fund të Tetorit është afati për prishjen vullnetare të ndërtimeve pa leje në pjesën jugore të Liqenit, që ka qenë pjesë e ish-komunës Farkë. Nën drejtimin e administratorit, aty do të vazhdojmë një proces gjelbërimi”,
Paraljamërimin kreu i bashkisë e bëri nga një tjetër hapësirë e të këtij liqeni ku në bashkëpunim edhe me Agjencinë e parqeve dhe rekreacionit mbollën 150 pemët e shkurret e para.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se periudha e vjeshtës deri në dimër do të shfrytëzohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrjet e saj për të mbjellë jo vetëm më shumë pemë se një vit më parë, por edhe për të krijuar gjurmën e asaj që do jetë Pylli Orbital.
“Kjo është një stinë, e cila besoj do të jetë një stinë model për Bashkinë e Tiranës. Duam të thyejmë rekordin e vjetshëm, me mbi 50 mijë pemë të mbjella në territor, por kësaj here po e bëjmë me një plan të përcaktuar që të ndjekë gjurmën e Pyllit Orbital”.
https://www.youtube.com/watch?v=cAoHi9wHrMk