Ministri i Brendshë, Besfort Lamallari thotë se do të ketë masa shtesë dhe mbikëqyrje elektronike për sigurinë në shkolla.
Në një konferencë për mediat, Lamallari u shpreh se brenda vitit të ardhshëm, do të zbatohet projekti “Smart City” në disa shkolla në Tiranë.
“Kemi 330 efektivë që bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri. Shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese, por edhe shtimi i mbikëqyrjes elektronike, ndihmon duke përdorur avantazhet që sjell teknologjia e lartë. Jep sinjalet e duhura kur krijon përshtypje që një nxënës ka mjet prerës. Brenda vitit të ardhshëm arsimor do kemi zbatimin e këtij projekti në 21 shkolla në Tiranë”, theksoi ai./abcnews.al


