Katër fëmijët që arritën të mbijetonin për 40 ditë në xhunglën e Amazonës dhe u gjetën nga shpëtimtarët në fillim të qershorit, tani kanë dalë nga spitali, sipas autoriteteve.
Anëtarët e fisit Uitoto, katër fëmijët, 1, 4, 9 dhe 13 vjeç i mbijetuan përplasjes së Cessna 206 në të cilën ata po udhëtonin me nënën e tyre dhe një të afërm tjetër. Nëna dha frymën e saj të fundit katër ditë pas rrëzimit të aeroplanit, ku humbën jetën dy persona në bord (përfshirë pilotin dhe një pasagjer).
Mbijetesa e fëmijëve i atribuohet kryesisht njohurive që ata kishin me bimësinë e dendur, por edhe guximit të 13-vjeçares.
“Ata kanë rifituar peshën e dëshiruar, ata janë vërtet shumë të mirë,” tha drejtoresha e spitalit.
Ndërkohë, familja e nënës dhe babai i dy fëmijëve më të vegjël janë në garë për kujdestarin , por nuk pritet një vendim deri në fund të vitit.
/abcnews.al