Më shumë se tre mijë familje në fshatrat malorë të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit kanë mbetur pa energji elektrike. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren. Në disa shkolla të zonave të thella mësimi nuk zhvillohet për shkak të bllokimit të rrugëve. Më kritike gjendja është në Librazhd, në Prrenjas dhe në Gramsh. Shumë familje nuk kanë ngrohje dhe asnjë komunikim me qendrat administrative. /abcnews.al
Mbi tre mijë familje pa energji elektrike në zonat e thella të Elbasanit
schedule12:03 - 11 Janar, 2019
schedule 12:03 - 11 Janar, 2019