Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes si dhe ai I një dite më parë për Ukrainën e afishojnë Shqipërinë si vendi pararojë I Ballkanit jugperëndimor sa I përket mbështetjes që ka nga politika perëndimore.
Për 48 orë Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes botërore duke nisur me Samitin e Ukrainës dhe duke vazhduar sot me perspektivën evropiane të rajonit.
Në raste të tilla kritikat ndaj protagonizmit të Shqipërisë është normale të vijnë nga ndonjë vend jo miqësor me Shqipërinë, apo nga xhelozira rajonale, por nuk ka ndodhur.
Të vetmit të mërzitur nga ky zhvillim ngjajnë të jenë oponentët e Edi Ramës në Tiranë. Partia e Berishës dhe Metës e cila të vetmin partner perëndimor aktualisht ka Fred Belerin dhe avokatët e tij grek, është shumë e shqetësuar pse Perëndimi ka zbarkuar në Tiranë. Akoma më shumë është e shqetësuar pse respektojnë nismat rajonale të Edi Ramës .
Të dyja Samitet e mbajtura në Tiranë kanë përfunduar me dakordësi nga të gjitha palët duke pranuar qëndrimet e përbashkëta të njëri tjetrit. Madje në Samitin për Ukrainën Kosova ka mbajtur një qëndrim serioz duke tejkaluar provokimet që synojnë izolimin e çështjes së Ukrainës në rajon nga propaganda pro ruse.
Kosova dhe Ukraina e nënshkruan deklaratën e përbashkët duke identifikuar Serbinë si të vetmin aleat të Rusisë në Ballkan, ndërsa “kritikët” e Shqipërisë poshtë penxheres Berishës, janë të shqetësuar se ata i ka futur në kurth Edi Rama.
Një opozitë e mençur natyrisht që e kishte përshëndetur këtë rol të Shqipërisë, pasi e gjitha çfarë ndodhi forcon imazhin pozitiv të Shqipërisë. Edi Rama padyshim që ka meritat e tij personale, por në këtë rast nuk I ka për nevoja elektorale por në interes të Shqipërisë. Interesat elektorale ja kanë garantuar vet kritikët e tij nuk ka nevojë për ndihmë nga Perëndimi.
Tani merreni me mend që këta që kritikojnë Edi Ramën në Tiranë ta kishin në dorë politikën e jashtme , të cilët siç e thashë sot aleatin më të madh perëndimor kanë Fredi Belerin meqë është dhe qytetar grek.
D.m.th. në të njëjtën ditë kur liderët e BE apo Zelenski udhëtonin drejt Tiranës, Flamur Noka me Luaçiano Boçin udhëtonin drejt Janinës të takonin një deputet grek të Janinës për ti shprehur mbështetje elektorale si mbështetës I Fredi Belerit.
Mjafton të krahasosh këto dy qasje për të kuptuar se çfarë kontrasti ekziston mesa tyre që janë të pakënaqur kur Perëndimi zbarkon në Tiranë dhe atyre që e sjellin Perëndimin në Tiranë. Njëra palë kërcënon Shqipërinë nga Janina tjetra bën bashkë perëndimin dhe Ballkanin kundër Rusisë.