Mbi një mijë të infektuar, humbin jetën 63 persona nga Covid në Itali

schedule17:38 - 15 Qershor, 2021

schedule 17:38 - 15 Qershor, 2021

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një rritje e lehtë e rasteve të reja me Covid.

Nga 212 112 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 1 255 raste të reja dhe kanë humbur jetën 63 pacientë.

Ndërkohë vijojnë të jenë në spital në kujdes intensiv 504 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4 247 034 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 127 101 qytetarë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!