Mbi 86 mijë paund të sekuestruara në Portin e Durrësit, detaje nga arrestimi i 26-vjeçarit

schedule09:24 - 19 Qershor, 2021

schedule 09:24 - 19 Qershor, 2021

Një sasi paundësh u sekuestruar mbrëmjen e së premtes gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.

Policia e Durrës sqaron se në këtë operacion të realizuar në bashkëpunim me strukturat e drejtorisë vendore të Policisë dhe autoriteteve doganore kanë sekuestruar 86, 740 paund.

Lexo edhe: Vinin nga Italia, sekuestrohen një sasi paundësh në Portin e Durrësit

Gjithashtu bën me dije se u arrestua edhe drejtuesi i fugonit E.H., 21-vjeç banues në Kamëz, ku edhe ishte fshehur sasia e vlerës monetare. Po ashtu gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq autoritetet njoftojnë se puna vijon deri në identifikimin dhe kapjen e persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Informacion-Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në paund.

Sekuestrohen 86.740 paund.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjet e fshehur sasia e vlerës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E. H.

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!