Gjatë 24 orëve të fundit në Itali nga 224 493 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 838 raste të reja dhe kanë humbur jetën nga Covid 40 persona.
Në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 3 301 pacientë, duke e çuar në 4,072,099 numrin e qytetarëve që kanë fituar betejën me Covid.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 4,257,289, mes të cilëve kanë humbur jetën 127,458 qytetarë. e.su./abcnews.al