Mbi 750 të arrestuar në Gjermani e 3.2 tonë kanabis të konfiskuar, aplikacioni që i nxori zbuluar

schedule10:15 - 6 Korrik, 2021

schedule 10:15 - 6 Korrik, 2021

Policia gjermane ka arrestuar më shumë se 750 persona dhe sekuestroi një ngarkesë të madhe armësh dhe droge pasi u infiltrua në një shërbim komunikimi të përdorur nga të arrestuarit.

Zyra Federale e Krimeve BKA tha se arrestimet u bënë nga policia që goditi kriptimin e përdorur nga shërbimi EncroChat, i cili ofronte një shërbim të sigurt të mesazheve të menjëhershme që u përdor nga trafikantët.

Hetuesit francezë dhe holandezë u infiltruan në platformë, e cila vitin e kaluar rezultoi të kishte 60,000 përdorues në të gjithë botën.

EncroChat, tani është mbyllur, i këshilloi përdoruesit e saj të hidhnin celularët në qershor të vitit të kaluar pasi kishin kuptuar se ishte përgjuar nga autoritetet.

BKA tha se kishte marrë të dhëna për qindra mijëra biseda të EncroChat në Prill të vitit 2020 dhe se kishte qenë në gjendje të identifikonte mijëra përdorues.

Si rezultat i operacionit, autoritetet kapën rreth 3.2 ton kanabis dhe qindra kilogramë drogë sintetike dhe kokainë. BKA njoftoi se janë sekuestruar 310 armë zjarri dhe mbi 12,000 fishekë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!