Mbi 700 milion fëmijë rrezikojnë nga pasojat e ndryshimit të klimës

schedule08:43 - 22 Prill, 2021

schedule 08:43 - 22 Prill, 2021

Ndryshimi i klimës po rrezikon jetën e më shumë se 700 milion fëmijëve, sipas organizatës Save The Children.

Organizata publikoi një raport  ku analizoi 710 milion fëmijë që jetojnë në 45 vende me rrezikun më të lartë të pasojave të ndryshimit të klimës. Këta fëmijë dhe familjet e tyre po përballen gjatë gjithë vitit me ngjarje ekstreme të motit si përmbytje, thatësira dhe uragane. Rezultati i këtyre katastrofave të drejtuara nga ndryshimet klimatike do të sjellë mungesën e ujit , ngritjen e  nivelin të detit, sëmundjeve ose ndonjë kombinimi të këtyre faktorëve.

 

Një nga shqetësimet më të mëdha është se si këto pasoja do të ndikojnë në prodhimin e ushqimit, pasi mungesa e ushqimit lokal do të çojë në rritje të çmimeve që ndikojnë në mënyrë proporcionale në familjet më të varfra.

Save the Children paralajmëroi se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme dhe drastike në mënyrë që të mbrojnë jetën e më të rrezikuarve nga ndryshimi i klimës.

Nëse nuk merren masat e duhura, situata do të përkeqësohet për fëmijët në dekadat e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!