Mbi 7 mijë persona kanë humbur jetën nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule11:20 - 23 Tetor, 2021

schedule 11:20 - 23 Tetor, 2021

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, deri më 21 tetor janë vaksinuar mbi 800.000 qytetarë, përkatësisht 767.800 qytetarë janë rikvasinuar.

“Popullata mbi 40 vjet është vaksinuar 54%, ndërsa 33% e personave 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullatës në Maqedoni është vaksinuar, ndërsa 35% kanë pranuar dy doza të vaksinave.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 199.057 persona, ndërsa prej tyre 185.931 janë shëruar dhe 7.019 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.107.

Sipas të dhënave të fundit, Shkupi vazhdon të mbetet qyteti me më së shumti raste aktive ose me 3.082, ndërsa më pas vjen Kumanova me rreth 500 pacientë, Velesi me 297 raste dhe Prilepi 243 raste aktive.