Mbi 600 të helmuar, protestë në Krujë, banorët: Ujësjellësin e bënë me tuba nafte dhe morën lekët

schedule14:15 - 30 Tetor, 2021

schedule 14:15 - 30 Tetor, 2021

Një grup qytetarësh protestuan mesditën e sotme në Krujë përpara bashkisë së qytetit për shkak të problemit me ujin e pijshëm që solli helmimin e më shumë se 600 prej tyre.

Deri tani dyshimet ishin se helmimi erdhi si pasojë e përzierjes së ujërave të zeza me ujërat e bardha, por banorët japin një tjetër pistë. Sipas tyre shkak kanë qenë tubat e impiantit të ri, që “nuk janë blerë të reja, por janë marrë nga uzina e naftës në Ballsh ose miniera në Bulqizë”.

Nga erdhi helmimi, ato tuba a janë marrë në Ballsh, apo nuk dihet, ato janë tuba nafte. Shteti të marrë masa të verifikohet. Janë tuba nafte, i kanë marrë lirë për të marrë lekët për vete. Tubat e impiantit të ujësjellësit janë nafte.

Erdhi uji ngjyrë kafe. Prandaj e bllokuan impiantin e ri, tani e lidhën me tubën e vjetër. Tubat kanë qenë të vjetra apo përdorura nuk e di” u shpreh një banor. “I kanë marrë te miniera në Bulqizë dhe në Ballsh” tha një tjetër.

Gazetari i “ABC” Ahmet Zani raporton se pjesa më e madhe e qytetit është furnizuar me ujë mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjes, por jo për t’u pirë. Institucionet e pushtetit vendor në Krujë janë në pritje të përgjigjes nga autoritetet për të dhënë urdhrin nëse uji duhet të pihet.

Në një pjesë të qytetit vijon ndarja e ujit me autobotë ose qytetarët u drejtohen dyqaneve për ta blerë./ Abcnews.al