“Mbi 600 mijë euro kontribut”, FSHF reklamon kompleksin e Partizanit

schedule18:31 - 25 Janar, 2022

schedule 18:31 - 25 Janar, 2022

Partizani ka nisur prej vitesh ndërtimin e kompleksit dhe pritet që të kuqtë të nisin të paktën stërvitjen në ambientet e shtëpisë së tyre.

FSHF ka publikuar një video sot dhe në postimin e bërë tregon edhe shumën e parave që kanë kontribuar për këtë kompleks.

“Kompleksi Partizani po merr formë ditë pas dite. Një investimi i jashtëzakonshëm i klubit Partizani, familjes Demi dhe i mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për ndërtimin e këtij kompleksi FSHF po kontribuon me mbi 600 mijë euro për ndërtimin e fushës, sistemin e ndriçimit dhe sediljet e stadiumit.

Një tjetër xhevahir në infrastrukturën sportive i shtohet qytetit të Tiranës”, shkruan FSHF në postimin e bërë në rrjetet sociale. / abcnews.al