Bizneset në vend kanë publikuar në total 6 mijë e 190 vende të lira pune. Sipas Agjensisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim ofertat e punës përfshijnë punë në sektorë të ndryshëm dhe janë të hapura për aplikim për të gjithë qytetarët pavarësisht nga nivelet arsimore. Ajo që bie në sy është fakti që nevojat për punë janë kryesisht për profesionistë dhe zanatcinj.
Në listën e kërkesave vërehet se kërkesat më të shumta janë për disa profesione që nuk kërkojnë një nivel të lartë arsimor, kamarier, si punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, si dhe pozicione të tjera në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit.
Po ashtu në faqen e Agjensisë Kombëtare të Punësimit nuk mungojnë edhe kërkesa për pozicione si menaxherë, zhvillues softuerësh, inxhinierë mekanikë, nëpunës zyre dhe finance apo drejtues në tregti dhe specialistë të fushave të ndryshme teknike.
Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 8.7% duke shënuar kufirin më të ulët historik në 5 vitet e fundit.
Ndërkohë që rreth 40% e shqiptarëve kanë emigruar përgjatë tre dekadave të funditqeveria ka ndërmarrë një sërë nismash për të zëvendësuar krahun e punës e cila është e nevojshme për ekonominë.
Aktualisht po nënshkruhen marrëveshje me vendet e treta për gjetjen e punonjësve. Zakonisht punonjësit merren nga vende si Filipinet apo Nepali./abcnews.al


