Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 511 raste të reja nga 3 622 testime dhe kanë humbur jetën 10 persona.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 247, Kumanovë – 54, Veles – 29, Koçani – 21, Manastir – 20, Tetova, Prilepi, Kavadari dhe Shtipi – nga 15, Kriva Pallanka – 10, Dellçeva – 9, Gjevgjelia – 8, Kërçova – 7, Negotina dhe Sveti Nikolla – nga 6, Vinica – 5, Ohri dhe Bogdanci – nga 4, Strumicë, Radovishi, Valandova dhe Kratovë – nga 3, Resnja dhe Demir Hisari – nga 2, Gostivari, Berova, Probishtip, Krusheva dhe Makedonksa Kamenica – nga 1.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 497 pacientë të shëruar. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 200.412 qytetarë, prej të cilëve 187.149 janë shëruar, ndërsa 7.072 kanë ndërruar jetë./abcnews.al