Mbi 5 miliardë celularë do të dalin jashtë përdorimit në 2022

schedule10:22 - 15 Tetor, 2022

schedule 10:22 - 15 Tetor, 2022

Vlerësohet se 5.3 miliardë telefona celularë do të dalin jashtë përdorimit këtë vit, pavarësisht përmbajtjes së tyre të vlefshme në ar, bakër, argjend, paladium dhe përbërës të tjerë të riciklueshëm, shkruan BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga një sondazh i shoqatës jofitimprurëse Weee Forum, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbetjeve elektronike e cila festohet më 14 tetor.

Anketa u krye në një kampion prej 8,775 familjesh europiane në gjashtë vende: Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas rezultatteve, një familje mesatare europiane zotëron 74 produkte elektronike, duke përfshirë telefona celularë, tablet, laptop, vegla elektrike, tharëse flokësh, dhe pajisje shtëpiake (me përjashtim të llambave).

Nga këto pajisje, nëntë sepse nuk përdoren, katër sepse janë të prishura.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!